VV dhe LDK do të mbajnë takime të brendshme për marrëveshjen për presidentin

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë sot takime të brendshme brenda partive, lidhur me marrëveshjen e arritur dje për kandidatin konsensual për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta nisë ditën me mbledhjen e Kryesisë, e cila do të mbahet nga ora 14:00. Pas kësaj, në orën 16:00, do të mblidhet edhe Grupi Parlamentar i kësaj partie.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje sipas burimeve të Ekonomia Online do të zhvillojë mbledhjen e saj gjatë pasdites.

Takimi i LVV-së pritet të mbahet në orët e vona të pasdites.

Të ngjashme