VV e pranon se Lista Srpska e ndali demarkacionin

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 15:59 | Nga

Pas shtyrjes së votimit të ligjit për Demarkacion kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në një konferencë për media e ka pranuar se Lista Srpska ishte ajo që e ndali Demarkacionin.
Ymeri para gazetarëve ka thënë se ishin të angazhuar me të gjitha energjitë për ta penguar Demarkacionin me Malin e Zi.

“Kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës për dy arsye: E para është sepse nuk ju cenua territori dhe rezistenca e tyre e ndali votimin”, ka thënë Ymeri.

Në fund, ai ka shtuar se Beogradi po faktorizohet në Kosovë përmes Listës Serbe.

“Dialogu me Serbisë që është udhëhequr me Thaçin dhe Mustafën nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm e ka faktorizuar Listën Serbe brenda Kosovës ndërsa Serbinë e ka afruar me Bashkimin Europian” , ka thënë Ymeri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme