VV: Egzoni, Atdheu e Astriti që 57 ditë po mbahen padrejtësisht në burg

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 09:52 | Nga

Me shpalosjen e panos me mbishkrimin “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, filloi një aktivitet simbolik në afërsi të burgut të Pejës, ku po mbahet padrejtësisht i burgosur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Egzon Haliti. Përmes këtij aksioni, u kërkua lirimi i Egzonit, si dhe i dy aktivistëve të tjerë që po mbahen në burgje të komunave tjera, Atdhe Arifit e Astrit Deharit.

Gjatë këtij aksioni, në fjalimin e saj, deputetja Shqipe Pantina foli për padrejtësinë që po iu bëhet këtyre të rinjve nga një pushtet që ka instrumentalizuar organet e rendit dhe drejtësisë për të luftuar kundërshtarët politikë.

“Egzoni, si dhe Atdheu e Astriti, padrejtësisht po mbahen në paraburgim. Egzoni nuk e ka vendin pas këtij muri. Vendi i tij është këtu në mesin tonë, si dhe në amfiteatër të Universitetit. Egzoni është student, është aktivist politik, si dhe asnjëherë nuk është terrorist. Prandaj ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij, si dhe Atdheut e Astritit”, tha deputetja Pantina.

 Pantina tha se aty ku po mbahet Egzon Haliti duhet të jenë Adem Grabovci e klani “Pronto”. Aty duhet të jenë Kadri Veseli, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, që e kanë katandisur Kosovën në një vend me therra e gjemba.

“Pa drejtësi nuk ka qetësi, dhe drejtësia nuk bëhet me Nuhi Ukën, Sali Mekajn e të ngjashëm. Dhe ne nuk do të ndalemi asnjëherë, derisa Kosovën ta bëjmë vend ku sundon drejtësia e mirëfilltë”, shtoi Pantina

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme