Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se tashmë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurat për zgjedhjen e presidentit.
Ajo shkruan se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendos masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së presidentit.
E po ashtu për këtë, thotë të jetë njoftuar presidentja Vjosa Osmani.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, shkruan ajo.