VV i kundërpërgjigjet Veliut pas talljes me sondazhe: LDK-ja ka filluar të mendojë për kalimin e pragut

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit është tallur me sondazhet e tyre për zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

Në një prononcim për GazetaBlic, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se LDK-ja, sipas tij, ka nisur të mendojë për kalimin e pragut, për çka siç ka thënë Bajqinovci, dalin deklarata të tilla.

“LDK-ja ka filluar të mendojë për kalimin e pragut, andaj dalin me deklarata të tilla. 20 vjet keqmenaxhim të pushtetit dhe shtetit i erdhi fundi”, ka thënë Bajqinovci.

Më tej, Bajqinovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje, siç ka thënë ai, do t’i ketë 60 deputetë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu është tallur me sondazhet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në muajt e parë të 2021-ës.

Veliu duke u tallur me sondazhet e fundit, ka shtuar se Vetëvendosja ‘do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme