Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka pyet “a votohet Fatmire Mulhaxha Kollçaku për president?”.
Këtë koment e ka bërë ai teksa ka publikuar edhe dokumenetin që VV tashmë e ka propozuar kandidate për presidente, në mënyrë që të krijohet edhe mundësia që të mbahet seanca në të cilën mund të hedhet në votim presidenti.
Deri më tani VV ka prezantuar Glauk Konjufcën, e që nga mbrëmë kjo parti “luti” opozitën që të qesin një kandidat, madje duke ia ofruar edhe nënshkrimet e tyre për t’ia bërë 30 nënshkrime.