Ekonomia Online
FUNDIT

VV-ja emëron zëdhënësin e ri

VV-ja emëron zëdhënësin e ri

Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar zëdhënësin e ri të kësaj partie. Zëdhënësi i ri i LVV-së është emëruar Përparim Kryeziu i cili ishte edhe zëdhënës në qeverinë Kurti. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky është njoftimi i plotë: Përparim Kryeziu merr detyrën e zëdhënësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Përparim Kryeziu është […]

Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar zëdhënësin e ri të kësaj partie.

Zëdhënësi i ri i LVV-së është emëruar Përparim Kryeziu i cili ishte edhe zëdhënës në qeverinë Kurti.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky është njoftimi i plotë:

Përparim Kryeziu merr detyrën e zëdhënësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antëerp-it (Universitetit Antëerpen) në Belgjikë duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian.

Përparim Kryeziu gjithashtu ka qenë bursist pionier i programit të shkëmbimit YES (Youth Exchange and Study) të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet të cilit vitin ka ndjekur një vit të shkollës së mesme në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për gati tre vjet ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara dhe kontributit në debate televizive.

Së fundmi, Përparimi ishte zëdhënës i Qeverisë Kurti, ndërsa tani do e ushtrojë detyrën e zëdhënësit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. I urojmë Përparimit punë të palodhshme në rrugëtimin e tij, bashkë me ne, në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Të ngjashme