Sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi, në emër të Drejtuesit të grupit, Glauk Konjufca, kërkesën për të adresuar çështjen e të drejtave të munguara të punëtorëve në Kosovë por edhe adresimin e çështjes së papunësisë.
Duke marrë parasysh gjendjen tejet të vështirë të të punësuarve në Kosovë, pagat e tyre minimale, mungesën e kushteve dhe sigurisë në punë, mungesën e sigurimeve shëndetësore publike, mosrespektimin e orëve të punës dhe pushimeve, Grupi ynë parlamentar e kërkoi këtë debat për të nxitur adresimin qoftë instuticional qoftë normativ.
Po ashtu e drejta në punë është jo vetëm e shkelur në Kosovë, por për shkak të vijimësisë së shifrave të larta të papunësisë sidomos tek gratë , moszbatimi i kësaj të drejtë është kthyer tashmë në një privim thelbësor jetësor e shoqëror.