Hetim nga Prokuroria po kërkojnë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për shpenzimet në Komunën e Podujevës.
Shefi i Grupit të këshilltarëve, Haki Rudari, ka thënë se ka mjaft shpenzime të paarsyeshme të komunarëve, kur ka folur për raportin financiar për vitin 2016. Njërën nga arsyet pse duhen filluar hetimet e ka përmendur edhe shtrimin e rrugëve me zhavorr, shkruan sot Koha Ditore.
“Te investimet kapitale është shpenzuar më pak se në vitin paraprak. Janë 87 për qind e mjeteve që janë shpenzuar për këtë kategori. Në raport janë disa shpenzime të paarsyeshme, siç janë shpenzimet e udhëtimit zyrtar jashtë vendi, shpenzimet për ushqim dhe pije, etj”.
“Ne do të kërkojmë ngritjen e hetimeve nga prokurori për disa çështje. Kemi rritje të shpenzimeve për dru, pastaj shtrimi i rrugëve me zhavorr, nuk dihet se ku janë shtruar. Pikërisht për këtë duhet të hetohet”, ka thënë Haki Rudari.