VV-ja në Prishtinë kërkon që Ismailit të PDK-së e Goranit të PSD-së tu merren mandatet

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 14:35 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) kanë dorëzuar kërkesën për zëvendësimin e dy asamblistëve Uran Ismaili nga PDK-ja si dhe Visare Gorani nga PSD-ja lidhur me mungesat e tyre në seancat e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ata kanë kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Agim Kuleta që t’ua tërheq mandatet dhe t’i zëvendësojë, raporton Ekonomia Online.

Kërkesa u dorëzua nga Leonora Shabani-Bajraktari shefe e grupit të asamblistëve në komunën e Prishtinës dhe Mirsad Vitia asamblist nga radhët e VV-së.

Vitia tha se ata e kanë ngritur këtë shqetësim në mbledhjen e 8 të kuvendit por që nuk janë ndërmarr hapa deri më tash.

“Më 28 mars 2019 në mbledhjen e 8 të kuvendit komunal të Prishtinës kemi ngritur shqetësimin tonë lidhur me mungesat e vazhdueshme nga asamblistja e PSD-së Visare Gorani dhe PDK-së Uran Ismajlit njëherësh ministër i shëndetësisë”.

“Fatkeqësisht deri tani nuk kemi parë asnjë hap konkret nga zotëri Agim Kuleta sa i përket kësaj çështjeje”.

Ai ndër të tjera shtoi se është detyrim ligjor i kryesuesit të Kuvendit të bëjë zëvendësimin e këtyre dy asamblistëve, raporton EO.

“Detyrimi ligjorë i kryesuesit të kuvendit është krejt formal ka është i detyruar që të bëjë zëvendësimin në përputhje me ligjin në fuqi pra legjislacioni duhet zbatuar automatikisht për sa i përket pushimit të mandatit të personave në fjalë ndërsa nuk është përmbushur zbatimi i zëvendësimit të tyre në përputhje me ligjin”, tha Vitia.

Të ngjashme