Vetëvendosja nuk do të marr pjesë në një takim tjetër konsultativ që pritet të mbahet ditën e mërkurë, këtë e tha shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.
“Mikullovci mori vendim që të mërkurën që të ketë një takim konsultativ për të mërkurën. Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ, sepse kjo është tendencë e PAN-it se këta po donë ta kthejnë në tryezë politike”, ka thënë Konjufca.
Sipas Konjufcës ky konsultim është tendencë e PAN-it ta votuar për kryeministër Ramush Haradinajn. Konjufca i ka quajtur kërkesa absurde ato të PAN-it.
“Po duan të imponojnë kërkesa absurde. Siç ishte e Enver Hoxhajt, ia kërkon LAA-së që ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Kjo është kërkesë qesharake. Sepse mundësinë më të madhe e ka Vetëvendosja dhe LAA-ja të formojnë Qeverinë. Ne jemi kundër tendencës së PAN-it që të shtyhet seanca”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, koalicioni PAN nuk tërheq kandidatin për kryetar të Kuvendit sepse u prishen llogarite brenda koalicionit.
“Ata janë marr vesh që Veseli të zgjidhet kryetar i Kuvendit e si rrjedhojë Haradinaj kryeministër. Nëse Veseli nuk zgjidhet kryetar atëherë do të kemi prishje të llogarive që kanë bërë”, ka thënë ai.