VV-ja prin me votat e diasporës, PDK-ja e dyta

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në numërimin fillestar të votave nga diaspora.

Partia e Albin Kurtit ka marrë 653 vota nga numërimi i paradites.

Partia Demokratike e Kosovës ka 351 vota dhe renditet e dyta nga rezultatet e deritashme.

LDK-ja është e treta me 330 vota, AAK-PSD kanë 204 vota, ndërsa Nisma ka marrë 147 vota nga diaspora.

Rezultati është nga numërimi i 1.708 votave të ardhura me postë nga diaspora.

Të ngjashme