VV-ja tregon se çfarë u bisedua në takim me LDK-në (Video)

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 19:40 | Nga

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e shfrytëzojnë këtë kohë për diçka tjetër, raporton KTV.

Dy subjektet politike po vazhdojnë takimet në përpjekje për të harmonizuar programet e tyre për krijimin e Qeverisë.

Dardan Sejdiu që ishte pjesë e takimit të dytë së bashku me kreun e partisë, Visar Ymeri dhe dy nënkryetarët e LDK-së Avdullah Hoti e Lutfi Haziri, thotë se ekziston një gatishmëri nga të dyja partitë për bashkëpunim.

Sejdiu thotë se Albin Kurti do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, derisa ka shtuar se kjo varet edhe nga dështimi i koalicionit PAN për krijimin e Qeverisë.

Vetëvendosje dhe LDK-ja e kanë kundërshtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me koalicionin PAN, derisa pjesë e saj është PDK-ja.

http://www.dailymotion.com/video/x5tzbxz

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme