Ekonomia Online
FUNDIT

“VV ka bërë një lojë të paskrupullt”, Limaj thotë se së pari zgjidhet qeveria pastaj komisionet

“VV ka bërë një lojë të paskrupullt”, Limaj thotë se së pari zgjidhet qeveria pastaj komisionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para nisjes së seancës të orës 14:00, deklaroi se zhvillimet e sotme kanë qenë tallje për vendin, raporton Ekonomia Online. Limaj para mediave theksoi se duhet që së pari të zgjidhet qeveria e pastaj të formohen komisionet e votimi i buxhetit. “Kjo çfarë ka ndodhur sot, nuk është dashur […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj para nisjes së seancës të orës 14:00, deklaroi se zhvillimet e sotme kanë qenë tallje për vendin, raporton Ekonomia Online.

Limaj para mediave theksoi se duhet që së pari të zgjidhet qeveria e pastaj të formohen komisionet e votimi i buxhetit.

“Kjo çfarë ka ndodhur sot, nuk është dashur t’i ndodh demokracisë dhe shtetit të Kosovës. Kjo është një tallje, mënyra se qysh tentohet të përmbyset krejt ajo traditë e mirë e ndërtuar në Kosovë. Nuk ka seancë paradite për komisione e buxhet, e pasdite me zgjedh qeveri. Rregullat ndryshe janë: zgjidhet qeveria, pastaj shkohet me komisione e buxhet”, theksoi Limaj.

Limaj theksoi se veprimet e sotme nuk kanë për qëllim adresimin e nevojave të vendit, por synime të pastërta elektorale.

“Kjo tregon se ne jemi në një lojë, thjeshtë. Lojë, e cila kalkulisht ka qëllim elektoral, nuk e ka aspak shqetësimin e nevojave dhe kërkesave që ka Kosova,” tha lideri i Nismës. 

Të ngjashme