Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes një postimi në “Facebook” ka publikuar numrat e deputetit Adem Grabovci, duke shkruar mbi të se është “Qendër e punësimeve familjare dhe partiake”.
Kjo ka rrjedhur pas publikimeve të përgjimeve nga bisedat e Grabovcit me akterë partiakë për punësime në borde të agjencive shtetërore e borde universitetesh.
“Numrat e publikuar ne këtë poster janë numrat personal të Adem Grabovcit. Nga përgjigjimet e publikuara deri më tani dhe nga ato që priten të publikohen po faktohet kapja e shtetit nga klani “Pronto”. Ky pushtet rrëzohet vetëm përmes presionit të secilit nga ne.
Telefononi!”, thuhet nga Vetëvendosje.