Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur mbledhjen e Kryesisë pas zhvillimeve të fundit, përfshirë dorëheqjet e kryetarit Visar Ymeri.
Lideri “faktik” i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha për mediet se në rend dite e kanë situatën politike dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018.
“Unë do të flas sot në mbledhje por ato mbahen brenda. Por pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, tha Kurti.
I pyetur nga KTV-ja se a është takuar me koalicionin PAN për Gjykatën Speciale, Kurti tha: “Absolutisht jo”.
Në mbledhje të kryesisë arritën edhe Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Nazlie Bala, Sami Kurteshi, Xhelal Sveçla e Liburn Aliu.
Ndërsa nuk dihet nëse në mbledhje po merr pjesë edhe Dardan Sejdiu, i cili pak para fillimit të mbledhjes e bëri publike dorëheqjen.