VV me akuza: PDK, LDK, AAK dhe Srpska na lanë pa 100 milionë euro

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Partia që drejton kryeministri Albin Kurti sot nuk ka përkrahur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për atë se si Qeveria Kurti e ka menaxhuar krizën me energji elektrike.

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka kritikuar opozitën se si po kërkojnë krijim të një komisioni të tillë në një kohë kur po zhvillohet luftë në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ndërlidhje për të cilën edhe u tallen në rrjete sociale, e për të cilën më vonë e dha edhe një sqarim shtesë.

Derisa në tentim e sipër për të mjegulluar refuzimin e tyre për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, gjë për të cilë opozita ka reaguar njëzëshëm, janë vënë në sulm ndaj partive opozitare duke ua bërë me gisht se si nuk ua dhanë sot votat në Kuvend për kalimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Mbi 100 milionë euro që do t’i përfitonim prej 4 marrëveshjeve ndërkombëtare mbetën pa u votuar në seancën e sotme të Kuvendit shkaku që PDK, LDK, AAK, dhe Lista Srpska lëshuan sallën”, thuhet në reagimin e VV’së.

Të ngjashme