Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është thirrur për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjet e shumta që janë bërë.
Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka deklaruar se mbledhja ka përfunduar dhe se Kryesia e Vetëvendosjes ka marrë disa vendime.
Ndër vendimet e marra ishin përkrahja e letrës së 88 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga diaspora që është publikuar gjatë ditës së djeshme.
Kryesia gjithashtu ka mirëpritur kthimin e anëtares dhe deputetes së kësaj partie, Albulena Haxhiu, e cila kishte dhënë dorëheqje muaj më parë.
Në fund Kurteshi ka deklaruar se Vetëvendosje do të vazhdoj me takime të tjera për të diskutuar për problemet që po përballen këto ditë.
Duhet shtuar se gazetarët kanë provuar të marrin një prononcim edhe nga deputeti Albin Kurti por ky i fundit nuk ka dashur të flasë. Sonte është afati i fundit për të kandiduar për të parin e Vetëvendosjes përderisa deri tani kandidati i vetëm i kësaj Lëvizje, mbetet Albin Kurti.