VV nesër merr vendim a do ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 11:37 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të vendosë nesër, pas tryezës së partive politike, se a do ta përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur deputetja Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie.

Ndërkaq për pjesëmarrjen e partive politike në këtë tryezë ajo tha se të gjitha partitë që njohin sovranitetin e Kosovë kanë marrë ftesën.

Nagavci tha se nuk ka informacione se kush ka konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga VV-ja.

“Ftesat u janë dërguar të gjitha partive politike të cilat e njohin sovranitetin e Kosovës, ndërkaq për konfirmim nuk e di”, tha ajo.

Nagavci këtë konferencë e kishte thirrur lidhur me mos respektimin e kontratës kolektive në arsimi. Ajo tha se mësimdhënësve nuk po u plotësohet një e drejtë e cila u garantohet me ligj.

“Edhe pse kontrata parashihte që buxheti për këtë të drejtë do të fillonte në vitin 2018 ajo që shihet në të gjitha komunat e Kosovës është se kjo e drejtë që nuk po plotësohet. Prandaj po obligohen të gjithë mësimdhënësit e pensionuar të ndjekin procedura administrative dhe gjykatave për të kërkuar një të drejtë që ju garantohet”.

“Pengesë tjetër është mbingarkesa e gjykatave, dhe pasojë e tretë është që po pengohet buxheti i Kosovës, sepse për çdo të mësimdhënës të pensionuar komuna duhet të paguajnë gjitha proceset administrative. Ne kemi nisur një letër për të gjithë kryetarët e komunave që tu njihet kjo e drejtë e mësimdhënësve dhe t’i kursejnë ata nga të gjitha këto obligime për të drejta të cilat i kanë të garantuara”, tha ajo.

Të ngjashme