Ekonomia Online
FUNDIT

“VV nuk është kundër dialogut me Serbinë, por kundër dialogut pa parime”

“VV nuk është kundër dialogut me Serbinë, por kundër dialogut pa parime”

Pas një viti stagnim të procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare duken të vendosur për vazhdimin e këtij dialogu. Ky proces është përcjellë me kundërshtime në skenën politike kosovare. Dialogu është kritikuar për mungesë të transparencës dhe mos-implementim të marrëveshjeve të arritura, raporton Ekonomia Online. Lëvizja Vetëvendosje nuk […]

Pas një viti stagnim të procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare duken të vendosur për vazhdimin e këtij dialogu.

Ky proces është përcjellë me kundërshtime në skenën politike kosovare. Dialogu është kritikuar për mungesë të transparencës dhe mos-implementim të marrëveshjeve të arritura, raporton Ekonomia Online.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër dialogut me Serbinë, por kundër dialogut pa parime, ka thënë deputeti i kësaj partie Albin Kurti.

Sipas Kuriti, së pari duhet të zhvillohet dialog me serbët e Kosovës, pasi dialogu i tanishëm nuk i ka kontribuar integrimit të serbëve në Kosovë, por as Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.

“Është një dialog asimetrik, me të cilën Kosova ka qenë më shumë temë sesa palë. Në zyrën e Mogherinit, Bashkimi Evropian s’ka qenë ndërmjetësues, por pacifikues. Kësaj i shtohet fakti se BE në Kosovë ka një mision me fuqi ekzekutivi dhe një të tillë s’e ka në Beograd. Krerët e ndryshëm të EULEX-it kanë dhënë ligjërata në universitete private e asnjëherë s’kanë raportuar në Kuvend. Është e qartë se kjo asimetri asnjëherë s’ka sjell dobi”, ka thënë ai.

Kurti në konferencën e organizuar nga KFOS me temën përfundimi i dialogut “Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces?, gjithashtu tha se nuk ka logjikë të fillojnë me një dialog të ri pa i shikuar rezultatet e 6 viteve të dialogut.

Në këtë takim u diskutuar ër shumë tema duke filluar nga ri-strukturimi i dialogut, ide kjo e plasuar nga elitat politike të dy shteteve, integrimi i serbëve të Kosovës, e deri te njohja e Kosovës si shtet nga Serbia, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e veçanërisht përparimi i Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së, janë çështje kyçe të cilat duhet marrë parasysh kur trajtohen të arrirat dhe mangësitë e këtij procesi.

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, i cili ka qenë pjesë e Ekipit të Unitetit në bisedimet para pavarësisë, përmendi detyrat që duhet t’i bëjnë jo vetëm Kosova e Serbia në atë që duhet të ndryshohet në dialog, por edhe me atë që BE-ja duhet ta bëjë.

Ai tha se negociatat janë privatizuar në masë të madhe nga presidenti Hashim Thaçi, i cili po i përdor ato për interesa personale derisa vendi ka nevojë për një unitet politik.

“Normalizimi duhet të jetë te vetë politika. Kosova që 7 vjet është kushtëzuar nga vetë raportet e dala nga pakoja e Marti Ahtisaarit, asaj i duhet të lirohet nga ajo dhe patjetër i duhet të ketë një konsensus të brendshëm pa këtë lloj konsensusi, nuk mund të ecim me këtë dialog,” ka thënë Surroi.

Sipas tij, BE-ja duhet të ndërrojë asimetrinë e saj që ka në raportin mes Kosovës e Serbisë, nuk mundet që njërit vend t’i premtojë shumë gjëra e tjetrit asgjë, raporton EO.

Gazetari serb, Boshko Jakshiq, tha se ka pak gjasa që Serbia të ndryshojë qasjen e saj karshi Kosovës, por është shprehur se ky lloj dialogu i tanishëm është shumë gjatë me “frymëmarrje artificiale”, i cili nuk po sjell rezultate, andaj, sipas tij, është e domosdoshme të ketë një lloj marrëveshjeje obligative.

Të ngjashme