Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi bashkë me deputetë tjerë të kësaj partie janë larguar nga seanca e Kuvendit.
Pasi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ia ndërpreu fjalën Krasniqit, kur ai nisi të flas për rastin e tyre gjyqësor, raporton Ekonomia Online.
Në një prononcim për media në hollin e Kuvndit, ai tha se para deputetëve do tu thoshte se si do tua kthejnë dy vite të tyre nga një proces i montuar e politik.
“Arsyeja pse ma ndaloi fjalimin Kadri Veseli ishte se e ka kuptuar që procesi gjyqësor ka qenë i montuar dhe e ka shfrytëzuar këtë politikisht. Po shihet që jemi të pafajshëm, edhe Veseli e din këtë, që i ka shku fytyra. E vërteta e rastit tonë është që ai nuk do me ni për neve, lë për neve, por as për qytetarët e tij. Kam pas me iu thanë deputetëve të PDK-së që na kanë thënë terrorist, pa asnjë vendim gjyqësor”.
“Çka doni me thanë sot para qytetarëve, para nënave tona, para familjeve tona. A doni me kërkua falje që dy vjet të jetës na i keni humb, që shokun na keni marr, a doni me dal me kërkua falje sot, ku çdo raport i gjykatave ka tregu se ka pas parregullsi e na jemi të pafajshëm”.
Krasniqi tha se do këtë pyetje do ta bëjë deri sa ti krijohet mundësia.
“Kadri Veseli e merr të drejtën deputetit fjalën pa e thanë asnjë fjalë dhe kjo mund t’i ndodhë secilit deputeti, prandaj normalisht që unë do ta bëjë këtë pyetje deri sa të më jepet hapësira për me bo sepse mandatin ma ka dhënë qytetari jo Kadri Veseli”, tha ai.
Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Kadri Veseli është kapsi më i madh i gjyqësorit në Kosovë.
“Sot Kadri Veselit i doli fytyra e vërtet fytyra e gangsterit. Për shkak se në mënyrën si sa ja ndali fjalën Frashër Krasniqit dhe se si mu qas mua, tregon qartë se Kadri Veseli në qasjen e tij ende e konsideron Frashër Krasniqin terrorist. Dhe ka dorë drejtpërdrejt në atë se çka i ka ndodhë Vetëvendosjes. Kur del Frashëri me ja tregu te vërtetën ai reagon në panik dhe ja merr të drejtën e fjalës dhe lëshon fjalë të papranueshme”.
Ai tha se kur ka pyetur Veselin, pse i ka ndalë fjalën Krasniqit, ai i ka thënë “për pikë të qefit”. Madje ai tha se “Kuvendin nuk ia ka lanë baba Kadri Veselit”.
Konjufca tha se nuk do të marrin pjesë në seancë dhe se do të shohin se si do të veprohet ditë në vazhdim, pas kjo është shkelje e Rregullores së punës së Kuvendit.
“Ky pushtet e ka pranuar, por me siklet të madh që kjo e vërtet ka dale ne sheh. Dhe pjesa tjetër është përgjegjësia dhe për këtë drejtpërdrejt është përgjegjës ky njeri i cili shihet që është kapsi më i madh i gjyqësor me të cilin e godet secilin prej kundërshtareve të tij”.
“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë do të shikojmë hapat e mëtutjeshëm. Nuk ja ka lënë baba vet ketë post. Ai tha që për pik të qefit ja ndalë fjalën Frashërit. Si kryetar i Kuvendit nuk udhëheqëset me qefe, por me rregullore. Ne do ta ngrisim fillimisht edhe përmes Albulena Haxhiut e cila është kryetare e komisionit për Legjislacion”, tha ai.