VV përshëndet “reflektimin” e Veselit, por nuk tundet nga qëndrimi

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 23:10 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se mund të tërhiqet nga kandidatura e kryeparlamentarit në rast se votohet qeveria Haradinaj nga subjektet opozitare.

VV thotë se ishte koha e fundit që Veseli të reflektonte dhe se tani pret kandidatin e propozuar.

Por, Vzv ka thënë se pas dështimit e të nominuarit Ramush Haradinaj për ta formuar qeverinë, tani radha i takon subjektit të tyre.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje:

Ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit

E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar. Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithpërfshirës.

Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z.Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme