VV: Po ndërmerren të gjitha masat që ekonomia të funksionojë, do të jepen dy ndihma sociale

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm që ekonomia e vendit të funksionojë me normalitet e nevojat e qytetarëve për mallra dhe shërbime të jenë në nivel.

Ky subjekt politik ka shtuar se këto ditë janë vendimtare për shëndetin publik dhe familjet kosovare.

“Andaj me shumë kujdes na duhet t’i ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Ndër masat, ky subjekt radhit ndarjen për familjet në asistencë sociale dy ndihma përnjëherësh.

Të ngjashme