VV refuzoi kërkesën e PDK për konsultë për ta votuar Dimal Bashën për kryeparlamentar

Prishtinë | 24 Gus 2025 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari ka refuzuar kërkesën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili i kërkoi pauzë 10 minuta për konsultime për ta votuar deputetin Dimal Basha për kryeparlamentar, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë pas seancës se kjo situatë është totalisht e manipuluar nga Vetëvendosje.

”Abelard Tahiri kërkoi një pauzë 10 minutëshe nga kryesuesi i seancës para se të ndodhte ky votim, por edhe këtë herë u injoruam. U munduam ta kemi edhe miratimin e kësaj kërkese, ai e shpërfilli duke mos na e mundësuar fare”, deklaroi Krasniqi.

Më poshtë mund të shikoni pamjet ku shihet deputeti i PDK-së Abelard Tahiri teksa kërkon konsultë por injotohet nga Avni Dehari.

Të ngjashme