Ekonomia Online
FUNDIT

VV s’e pranon Presidentin nga LDK’ja, kërkon një kandidat konsensual

VV s’e pranon Presidentin nga LDK’ja, kërkon një kandidat konsensual

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konsensusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit. Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për Shef të Shtetit. “Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë […]

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konsensusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit.

Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për Shef të Shtetit.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë Nagavci, në një shkrim në Facebook.

“Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/anagavci/posts/10157122976574620

Të ngjashme