Lëvizja Vetëvdosje në Prizren, ka arritur t’i siguroi numrat për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.
Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se VV-ja ka arritur marrëveshje me LDK-në për zgjedhjen e kryesuesit dhe formimin e Qeverisë së re.
“Numrat i kemi siguruar. Më 15 janar do të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit dhe pastaj do të vazhdojmë me formimin e Qeverisë”, ka thënë një burim për “PrizrenPress”.
Kandidat për kryetar të Kuvendit, do të jetë Artan Abrashi.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka caktuar datën e seancës për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.
Seanca mbahet me 15 janar të këtij viti.