Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike që të merren vesh sa më shpejtë për koalicion.
Anëtari i kryesisë së LV-së, Arbër Zaimi ka shkruar në Facebook se nuk duan krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit, që nënkupton se shumë familje do të mbeteshin pa të ardhura.
Mirëpo, ai shton se Vetëvendosje nuk mund të presë pafundësisht.
Zaimi thotë se gjatë dy javëve LV do të vazhdojë të kërkojë koalicion me partinë e Isa Mustafës, në mënyrë që të pengohet plani i presidentit Hashim Thaçi për të penguar qeverinë LV – LDK.
“Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka thënë ai.