VV tregon emrat e kryetarëve të zgjedhur në degët e mërgatës

Prishtinë | 21 Tet 2022 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar emrat e kryetarëve të zgjedhur në degët e mërgatës.

Në Suedi, anëtarësia e VV-së ka zgjedhur si kryetar Zenel Zenelin. Në Danimarkë, për kryetare Bernarda Begun. Në Britani të Madhe, për kryetar Qendrim Krasniqin, dhe në ShBA për kryetar Edmond Pruthin.

“Ndërkaq, kryesia e VV-së ka caktuar koordinatorët për qendrat si në vijim: Për Qendrën e LV në Zvicër, koordinator është caktuar Besim Neziri. Për Qendrën e LV në Itali, Erald Korra. Për Qendrën në Finlandë, Bujar Hajdini. Për Norvegji, Kaltrina Lajçi. Për Benelux, koordinatore është caktuar Lirije Zeneli”.

Të ngjashme