VV: Veturat e MPB-së pa logo të KQZ-së, paraqesin keqpërdorim dhe presion mbi votuesit

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Besianë, ka reaguar sërish në lidhje me veturat e MPB-së, ku këta të fundit përmes një komunikate për medie kan thanë se veturat u janë dhënë për shfrytëzim KQZ-së.

Sipas VV-së, veturat nuk bartin logo të KQZ-së, që sipas tyre ato paraqesin keqpërdorim dhe presion mbi votuesit.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me reagimin e Kryetarës së KQZ-së, znj. Valdete DakaSi Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi reaguar për keqpërdorimet me veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ndërkohë, znj. Daka tha se ato janë marrë në shfrytëzim nga KQZ dhe se në to është logoja e KQZ-së. Kjo është tërësisht e pavërtetë.Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procezit zgjedhor. Pra, për aq kohë sa këto vetura janë me logo të MPB-së, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! konsiderohen presion mbi votuesit. Kjo është tërësisht e papranueshme.

Të ngjashme