Wanda Nara rrezikon dëbimin nga Argjentina shkak pozat

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Teksa Mauro Icardi fitoi kampionatin në Turqi me Galata, Wanda Nara po përballet me disa telashe në Argjentinë.

Partnerja e futbollistit të famshëm argjentinas që është më e njohur se ai është fotografuar pak ditë më parë gjysmë e zhveshur. Pse është problem? Sepse zgjodhi ashensorin publik për t’u zhveshur. Wanda Nara jeton në lagjen Núñez dhe në Chateau Libertador.

Prezantuesja dhe sipërmarrësja ka postuar fotot në Instagram.

Pëlqimet po vërshojnë por edhe ankesat. Qiramarrësit e tjerë të rezidencës luksoze nuk mund ta besojnë se ajo ka përdorur ashensorin për këtë arsye dhe kanë bërë ankesa të forta duke bërë që Wanda të rrezikojë edhe dëbimin.

Megjithatë, ajo nuk duket e shqetësuar. Në postimin e saj të ri me një foto nga ashensori ajo ka shkruar:

“Unë marr gjithmonë atë që dua”!

Të ngjashme