Wanda Nara ka zbuluar se marketingu që i bën vetes me historitë me Mauro Ikardin, sjellin gjithmonë të ardhura në llogaritë e saj financiare. Kjo kuptohet më qartësisht nga shifra e pabesueshme që ka fituar për të dhënë një intervistë në emisionin ”Belve” të “Rai 2” pak ditë më parë.
Aty ajo tregoi jetën e saj, por edhe pranoi se të gjitha zënkat me Ikardin ishin thjesht argëtim dhe se në fakt ata nuk ishin ndarë kurrë. Një intervistë shumë e ndjekur, për të cilën modelja argjentinase ka kërkuar një shumë të majme.
“Disa ditë më parë, Uanda dha një intervistë ekskluzivë për RAI dhe më lejoni t’ju them se nuk e ka bërë nga zemra e mirë, por se e kanë paguar një mal me para”, tregoi në një televizion argjentinas prezantuesi Huan Etçegojen i emisionit ”Mitre Live”.
“Shifra që më tregojnë është tronditëse. Pas shumë ditësh negociata, më sigurojnë që arriti të përfitojë 30 mijë euro për këtë intervistë. Nuk ishte një intervistë e pritur sa për historinë me Çina Suarez, por ajo gjithsesi kërkoi ta paguanin”, shpjegoi ai duke shtuar se italianët fillimisht nuk kishin dashur të paguanin një shumë të tillë, por në fund ishin dorëzuar.