Rikthehen ndeshjet e NBA-së, pas pauzës së shkurtër për All Star Game. Kjo është faza më e rëndësishme e sezonit të rregullt, që përcakton përfundimisht ekipet që do të marrin pjesë në fazën play off. U luajtën 6 ndeshje, ku në njërën prej tyre zbritën në parket kampionët në fuqi të Golden State Warriors, që kaluan më shumë vështirësi 125:123 Sacramento Kings, falë formës së shkëlqyer që Stephen Curry-t, i cili realizoi plot 36 pikë, duke qenë i saktë në 10 nga 16 tentativat për tri pikë. Ndihmesë të madhe në këtë sukses dhanë edhe Kevin Durant me 28 pikë në total e DeMarcus Cousins me “double-double”, 17 pikë e 10 “rebound”.
Humbja e Sacramentos ishte një lajm i mirë edhe për Los Angeles Lakers, që duan me çdo kusht zonën play off në Konferencën e Perëndimit. Kalifornianët iu imponuan 111:106 Houston Rockets, të udhëhequr nga LeBron James, që e mbylli takimin me 29 pikë e 11 “rebound”. Për Rockets nuk mjaftuan 30 pikët e James Harden dhe thuasje “triple-double” i Chris Paul, autor i 23 pikëve, 9 asistimeve dhe 10 topave të kontrolluar poshtë koshit.
Një sfidë shumë e luftuar ajo e Lindjes mes Milwaukee Bucks dhe Boston Cetlics, që u mbyll me rezultatin e ngushtë 98:97 për të zotët e shtëpisë. Në duel që u vendos në fund falë gjuajtjes së saktë për tri pikë të Khris Middleton 28 sekonda para rënies së sirenës për përfundimit e takimit. Giannis Antetokounmpo ishte realizuesi më i mirë me 30 pikë dhe 13 “rebound”.
Disfata “in extremis” e Bostonit u shfrytëzua nga Philadelphia 76ers, që fituan 106:101 me Miami Heat, pavarësisht mungesës së Joel Embiid.
Fitore e bukur e Portland Trail Blazers në fushën e Brooklyn Nets 113:99. Një sukses i arritur sidomos nga paraqitja mbresëlënëse e Jusuf Nurkic, që realizoi 27 pikë dhe kontrolloi 12 topa poshtë koshit.
Vazhdon kriza e thellë e Phoenix Suns, që pësuan humbjen e 16 radhazi ndaj Cleveland me rezultatin 111:98. Më i mirë për Cavs ishte Cedi Osman me 19 pikë, ndërsa për Suns nuk mjaftuan 30 pikët e Devon Booker.
Rezultatet:
Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns 111:98
Philadelphia 76ers – Miami Heat 106:102
Brooklyn Nets – Portland Trail Blazers 99:113
Milëaukee Bucks – Boston Celtics 98-97
Golden State Warriors – Sacramento Kings 125:123
“Los Angeles Lakers – Houston Rockets 111:106