Washington Post: Vuciqi lavdëroi njeriun që është përgjegjës për vrasjen e mbi 120 mijë njerëzve

ALEKSANDAR VUCIC U LEPOSAVICU
Prishtinë | 10 Sht 2018 | 18:15 | Nga

Lavdatat dhe deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vucic, në Kosovë për Slobodan Milloshevicin kanë shkaktuar reagime të ashpra në shtetet ku politika nacionaliste e tij gjatë viteve të 90-ta ka shkaktuar shkatërrim dhe gjakderdhje.

Kështu e nis artikullin e saj gazeta prestigjoze amerikane “The washington Post”, duke cituar fjalët e Vucicit për ish-liderin serb të dënuar për krime lufte.

Aleksander Vucic në deklaratën e tij e quajti ish-presidentin Millosheviq si një “lider të madh serb”, duke i cilësuar qëllimevet e veprimeve të tij si të mira.

Milloshevic, i cili vdiq në vitin 2006 gjatë kohës që kundër tij po mbahej gjyqi për krime lufte, konsiderohet si njeriu më përgjegjës për ndarjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë, dhe vrasjen e më shumë se 120 mijë njerëzve, shkruan më tutje gazeta amerikane.

Po ashtu, në këtë artikull citohet edhe deklarata e presidentit Thaçi i cili e quajti provokim një lëvdatë të tillë nga Vucic.

Vucic, gjatë kohës së luftës në Ballkan, ishte ministër i Miloshevicit, përfundon artikulli në këtë gazetë.

Të ngjashme