Weber: Ballkani s’ka qenë kurrë prioritet i BE-së

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 08:28 | Nga

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni kurrë nuk ka qenë prioritet i BE-së.

Weber në një intervistë për portalin European Western Ballkans, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim, sidomos kur vjen fjala te vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ndikimi rus në Ballkan është i qartë, dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të republikës autonome serbe në Bosnje, Milorad Dodik.

Ai thotë se ndikimi i Rusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë, pasi, sipas tij, tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.

Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.

“Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Bodo Weber.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme