Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni kurrë nuk ka qenë prioritet i BE-së.
Weber në një intervistë për portalin “European Western Ballkans”, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim, sidomos kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, ndikimi rus në Ballkan është i qartë dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të republikës autonome serbe në Bosnje, Milorad Dodik.
Ai thotë se ndikimi i Rusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë, pasi sipas tij tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.
Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë, transmeton RTK.
“Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Bodo Weber.