Profesori Marc Weller nga Universiteti i Cambridget ka mbajtur ligjëratë për studentët e UBT-së me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”, raporton Ekonomia Online.
Weller ka përshkruar gjendjen e Kosovës që nga viti 1991 ndërsa ka thënë se statusi i Kosovës nuk i ngjan asnjë vendi tjetër pasi është i padiskutueshëm.
“Kur ishim në prag të shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, Kosova mori ftesë nga mbretëresha Elizabeta. Një konferencë që kishte të bënte me gjendjen në Jugosllavi dhe vendosjen e paqes në ish- Jugosllavi që u mbajt në Londër. Në fakt nuk dihej se çfarë roli kishte Kosova në këtë konferencë për shkak se ishte në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë. I gjithë Këshilli Ndërkombëtar e kishte një mendim se Kosova së shpejti do shkëputej nga Jugosllavia nën autoritet sllav. Por, në njëfarë mënyre kjo u kuptua në konferencë. Kosova ishte një fuqi baruti në Ballkan”, tha profesori Weller.
Weller tha se statusi i Kosovës është i padiskutueshëm.
“Statusi i Kosovës është i padiskutueshëm edhe nuk i ngjanë rasteve te shteteve tjera si ai i Katatonisë”, tha ai.
Ai foli para studentëve për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Tani jemi në procesin e fundit mes dy shteteve. Negociatat e mëparshme që janë mbajt në Rambuje, ishim për tre javë dhe analizuam zhvillimet e kësaj konference. Pas shumë negociatash të Marti Ahtisarit, kjo negociatë bazohej në supozim se nëse Kosova do binte dakord për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit atëherë kjo marrëveshje do prishej. Duke qartë se Serbia ishte kundër dhe ajo nuk e nënshkroi marrëveshjen. Ramë në një mjedis shumë të papërshtatshëm sa i përket pozicionit ligjor”, u shpreh Weller.
Profesori Weller foli edhe për momentet kur Bashkësia ndërkombëtare përkrahte autonominë e Kosovës.
“Bashkësia ndërkombëtare e përkrahte autonominë e Kosovës. Sistemi ndërkombëtar është i përbërë nga shumë shtete që përfaqësojnë shtetet, as qeveria e Kosovës nuk ishe shumë e aftë ti përfaqësonte interesat e saj sidomos në aspektin politik”, tha ai.
Pjesa tjetër e ligjëratës është mbajtur pa praninë e medieve.