Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka ofruar stadiumin “Wembley” dhe qendrën stërvitore “St George’s Park”, si arena për të ndihmuar të kompletohet stinori në Premier League, shkruan “The Times”.
Wembley mund të organizojë disa ndeshje në të njëjtën ditë, për të kufizuar udhëtimet mes arenave kur të zbuten kufizimet. Wembley është stadiumi i përfaqësueses së Anglisë.
Futbolli në Angli është pezulluar që nga 13 marsi dhe është njoftuar se do të rifillojë vetëm pasi të merret leja nga autoritetet e shëndetësisë.
St George’s Park, që ka një hotel me 228 dhoma dhe po ashtu 13 fusha, pesë prej tyre me reflektorë, mund të përdoret si qendër stërvitore për klubet gjatë qëndrimit atje.