Arsene Wenger do të bëhet me punë të re.
Pesë muaj pas largimit nga Arsenali, trajneri i famshëm ka gjetur punë të re dhe kësaj radhe në vendlindjen e tij.
Nuk bëhet fjalë për punën e trajnerit, por për një rol drejtues tek kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.
E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se është arritur marrëveshja mes klubit dhe Wengerit.
68-vjeçari do të marrë pozitën e drejtorit të përgjithshëm në klubin parisien.
Krerët e PSG-së shpresojnë që me ardhjen e Wengerit, klubi do të fitojë përvojë të re për të pasur suksese në Evropë.
Presidenti i parisienëve fillimisht kishte pyetur trajnerin Thomas Tuchel për ardhjen e Wengerit në klub dhe gjermani ka dhënë dritën e gjelbër.
Prezantimi i Wengerit si drejtor i PSG-së pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.