Arsen Wenger, trajneri i Arsenalit, ka vendosur që Granit Xhakën ta inkuadroj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Chelseas
Granit Xhaka në ndeshjet e fundit të Arsenalit në Premierë-ligë është inkuadruar nga banka rezervë.
Por, dy super golat e shënuar ndaj Hull Cityt dhe Nottingham Forest, kanë bërë që Wenger të ndryshoj mendje.
Sipas Goal.com, ylli i Zvicrës pritet që të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Chelseas, e cila luhet sonte nga ora 18:30.
Nga minuta e parë, në këtë takim, do të paraqitet edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.