Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se klubit londinez do t’i duhet të presë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Olivier Giroud dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Giroud mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit për “Topçinjtë” mbrëmë kundër Swansea pasi transferimi i tij në Chelsea sa vjen e bëhet realitet, me Aubameyangun që pritet ta kompletojë kalimin në Arsenal nga Borussia Dortmundi.
“Ka mundësi. Gjithçka do të vendoset nesër në mëngjes [mërkurën]”, ka thënë Wenger mbrëmë për Sky Sports.
“Do t’ju informojmë sapo gjërat të bëhen më të qarta”, ka shtuar ai.