Dyshja e mesfushorëve të Arsenalit, Francis Coquelin dhe Mohamed Elneny janë cak i West Ham Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Arsene Wenger i ka hapur derën për largim Coquelinit, duke ngjallur interesim të Valencias nga Spanja.
West Hami raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 12 milionë funteve për francezin, i cili do të mbulonte hapësirën në fazën e mbrojtjes në mesfushë.
Sky Sports raporton se Elneny është një opsion tjetër për Moyesin, pasi egjiptiani nuk ka gjetur vend këtë sezon në formacionin e Arsenalit.