Wieland takon Kryesinë e LDK-së, diskutojnë për liberalizimin

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 17:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e ngushtë e LDK-së ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, dhe shefin e Zyrës së “Konrad Adenauer Stiftung” për Maqedoni dhe Kosovë, Johannes D.Rey.

Pas takimit, i cili ishte i mbyllur për media, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, e cilësoi këtë si mjaft të vlefshëm.

“Ishte një takim i vlefshëm dhe është hera e tretë në Kosovë, por hera e parë që po takoj partinë tonë si motër në këtë dimension kaq të hapur. Duket qartë që kjo parti është parti e qytetarëve, siç është partia ime në Gjermani, siç është CDU-ja”, tha Wieland, raporton Ekonomia Online.

“Me përfshirjen e Forumit të gruas dhe atij rinor, jam i lumtur që dëgjova se kjo parti është e hapur dhe në favor të dialogut dhe që LDK është në garë për të përmbushur sa më shumë premtime dhe jo vetëm të premtojë”, tha Wieland.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se u biseduan për çështjet që janë më interes të përbashkët, si për LDK-në si parti, por edhe çështjet që janë me interes për Kosovën. “Ju e dini që këto ditë është duke u biseduar për tema të mëdha për Kosovën, sikur janë liberalizimi dhe bisedime tjera që janë të rëndësishme”.

Veliu tregoi se një ndër temat e bisedimit ka qenë edhe liberalizimi i vizave, raporton EO.

“Interesimi ynë ka qenë për vizat, për liberalizim dhe e biseduam bashkërisht me zëvendëspresidentin dhe kërkesa jonë është që ky proces të ecë sa më shpejt në arritjen e këtij qëllimi për qytetarët e Kosovës”, tha ai.

 

Të ngjashme