Georginio Wijnaldum mund të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli me të përfunduar ky edicion.
Mesfushori i Liveproolit është në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez, transmeton KOHA.
Krerët e klubit të Liverpoolit ia kanë ofruar vazhdimin e kontratës, por lojtari nuk ka vendosur ende.
30-vjeçari thuhet se dëshiron të largohet nga Liverpooli, për të provuar një aventurë të re.
Interesim për mesfushorin holandez ka shprehur Barcelona. Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016.