Liverpooli nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Georginio Wijnaldum, por holandezi nuk do të rinovojë.
29-vjeçarit i mbaron kontrata në fund të verës dhe të kuqtë nuk duan ta humbasin me parametra zero.
Wijnaldum dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të kalojë te Barcelona. Ai do që t’i bashkëngjitet trajnerit Ronald Koeman, pasi e njeh mirë dhe kanë punuar së bashku te kombëtarja e Holandës.
Liverpooli dëshiron ta shesë futbollistin dhe ia kanë kërkuar 15 milionë euro Barcelonës për shërbimet e tij.
Katalonasit e shohin si okazion blerjen e mesfushorit.