Georginio Wijnaldum nuk ka dashur që ta krahasojë Holandën me Francën apo Gjermaninë.
Virgil van Dijk, Memphis Depay dhe Wijnaldum shënuan në fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo mesfushori i Liverpooli nuk ka dashur ta krahasojë kombëtaren tij me Francën ose Gjermaninë, pasi kombëtarja e tij dështoi që të kualifikohet në Evropianin 2016 dhe në Botërorin 2018.
“Nuk e di se ku jemi. Nuk duhet t’i shikojmë ekipet tjera”, ka thënë Wijnaldum.
“Ne fokusohemi në ndeshjet e ardhshme, pas asaj do të ta shohim se ku jemi. Duhet të japim gjithçka për t’u siguruar që po bëjmë mirë”.
Holanda luan të martën ndeshjen miqësore me Belgjikën.