Princi William, bashkëshortja e tij Catherine dhe tre fëmijët e tyre kanë zgjedhur të udhëtojnë me një avion me çmime të lira për pushimet e tyre, duke i dhënë kështu një leksion vëllait të tij, Princit Harry dhe bashkëshortes, Meghan, që u përballën me një lum kritikash për përdorimin e avionëve privatë.
Duka dhe dukesha e Kembrixhit, bashkë me fëmijët, zgjodhën një kompani ekonomike, FlyBe, për një fluturim nga noruichi në Anglinë lindore, deri në Aberdeen, në brigjet lindore të Skocisë. Ata shkuan në rezidencën verore të mbretëreshës Elisabeth, në kështjellën balmoral.
“Jemi të kënaqur të presim dukën dhe dukeshën e Kembrixhit dhe familjen e tyre në bordin e njërit prej avionëve tanë, sërish, këtë radhë, ndërsa ata udhëtojnë drejt Aberdeen me partnerin tonë Eastern Airëays, tha një zëdhënës i kompanisë.
Fly Be nuk pranoi t’i tregonte CNN se sa kanë kushtuar biletat, por sipas çmimeve online, fluturimet për këtë trajektore fillojnë nga 89 dollarë amerikanë.
Më herët këtë javë, duka dhe dukesha e sussex u përballën me kritika pasi përdorën avionët privatë për të fluturuar në jug të Francës dhe Ibiza, në dy udhëtime të kryera brenda pak ditësh. Aktivistët i akuzuan ata për hipokrizi, duke thënë se veprimet e Harrit dhe Meganit, binin ndesh me qëndrimet e tyre publike.