Ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker, është duke qëndruar në zyrat qendrore të LDK-së, në Prishtinë, ku është takuar me liderë të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Në selinë e LDK-së është parë duke hyrë edhe nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.
Walker është duke qëndruar në Kosovë në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut po viziton partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa edhe për të biseduar lidhur me koalicionin LV – LDK.