Mesfushori anglez, Jack Wilshere ka vendosur të largohet si duket nga Arsenal.
Hapësirat e pakta në kampionatin anglez kanë bërë që mesfushori të mendojë largimin nga ‘Topçinjtë’.
Lojtari ka luajtur në Kupën e Anglisë dhe në Ligën e Evropës por në kampionat ka vetëm një ndeshje nga banka.
Tani skuadra spanjolle, Real Betis është duke e kërkuar me ngulm lojtarin për ta transferuar në La Liga.
Betis i ka premtuar fanellën e titullarit mesfushorit anglez por problemi është te paga e lartë e lojtarit.
Wilshere fiton rreth 100 mijë euro në javë dhe për Betisin kjo është shumë e lartë.
Bardh e gjelbërtit i kanë ofruar atij një kontratë përgjysmë më të ulët financiare por i kanë garantuar minuta.
Gjithsesi, Wilshere pritet të largohet nga Arsenali gjatë janarit pasi dëshiron të gjejë një skuadër ku luan rregullisht për të fituar një vend në Kombëtaren angleze për Kupën e Botës.
Në garë për lojtarin është edhe Sampdoria në Serie A, Everton, West Ham United e Southampton në Angli si dhe Galatasaray në kampionatin turk.