Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka thënë me rastin e dërgimit të tankeve në Serbi nga Rusia se një shtet i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian nuk duhet të pranojë armë nga Moska.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka theksuar se me këtë Serbia po përçon porosi që janë të dëmshme dhe të papërgjegjshme që e dobësojnë përpjekjen për normalizim.
“Rruga e Serbia drejt BE-së është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, jo përmes duarve të Rusisë, as përmes armëve të Moskës”.
“Derisa Kosova është çështje e hapur, do të shohim përpjekje të Rusisë, do të shohim lojëra të Serbisë, të gjitha marrëdhëniet kontroverse”.
Ai ka shtuar se vendimet e tanishme mund të jenë të dëmshme në qëllimet e Serbisë.
“Vendi që shkon drejt BE-së nuk merr armë të Moskës, kjo është e papranueshme”.
Wilson ka thënë se e kupton pozicionimin e Rusisë krah Serbisë për çështjen e Kosovës në OKB.