Jo rrallë ndodhë që shikuesit në tribuna të stadiumeve të sporteve të ndryshme të mendojnë se do të mund të bënin më mirë seç luajnë profesionistët.
U kanë rënë shpesh në vesh të dëgjoni zëra të tillë që duan të përmirësojnë lojtarët për mënyrën e lojës.
Zakonisht këta zëra nga prapa irritojnë lojtarët, por nuk ka ndodhur kështu edhe në Wimbledon të këtij viti.
Derisa një tifoz po bërtiste në drejtim të lojtareve, loja është ndalur dhe fituesja e katër Grand Slam-eve, Kim Cjisters, e ka thirrur atë të futet në fushë e të luajë vet, njofton Klan Kosova.
Atij i është dhënë edhe një bluzë e bardhë dhe një fund, për t’iu përshtatur kodit të veshjes në këtë garë prestigjioze.
Ky moment, deri më tani, ishte ndër më interesantët në këtë kampionat.
https://www.youtube.com/watch?v=_jv5C1gr0Ko